Kuvendi u mblodh në seancë plenare, miratoi një projektligj, gjashtë projektvendime, dhe rrëzoi nje projektvendim

  • Postuar më, 22/09/2022

Në drejtimin e kryetarës znj. Lindita Nikolla, Kuvendi u mblodh në seance plenare. Në fillim të mbledhjes, kryetarja njoftoi miratimin e procesverbalit te seances plenare te dates 15.9.2022.

Më tej, seanca filloi diskutimet për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqiperisë në Konventën mbi Organizatën Ndërkombëtare për ndihmat Detare në lundrim”.

Aderimi në këtë konventë bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kreu II “Marrëveshjet Ndërkombëtare”, neni 121 i saj, gjithashtu në nenin 18 (“Aderimi/pranimi/miratimi”) të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” (LMN) dhe shoqërohet me relacionin përkatës sipas nenit 68 të Rregullores së Kuvendit.

Pas diskutimeve, ky projektligj u miratua me 105 vota Pro.

Po ashtu, seanca e sotme miratoi edhe gjashtë (6) projektvendime dhe rrëzoi një projektvendim, përkatësisht:

Projektvendim "Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike", ku u zgjodh kandidatura e z. Petraq Lika me 72 vota Pro. Ndersa kandidatura e z. Bledar Qira nuk arriti te miratohej, mori 15 vota Pro.

Projektvendim "Për zgjedhjen e z. Edmond Tullumani anëtar të Këshillit Drejtues të  Radiotelevizionit Shqiptar", u miratua me 97 vota Pro.

Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.67/2020 “Për  miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune  të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u miratua me 106 vota Pro.

Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për periudhën zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u miratua me 107 vota Pro.

Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me  kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u miratua me 106 vota Pro.

Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të Posacëm për Reformën Administartivo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, u miratua me 101 vota Pro.

Ndërsa, u rrëzua projektvendimi "Për zgjedhjen e një anëtari në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve dhe Shkolla e Magjistraturës", përkatësisht znj. Arta Mandro, e cila mori 71 vota pro, 12 Kundër dhe 4 abstenim, pra nuk arriti të merrte votat e nevojshme për tu miratuar.

Seanca i mbylli punimet rreth orës 16:10.


Share