Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, zhvilloi seanca dëgjimore me kandidaturat për anëtar të ERE

  • Postuar më, 20/09/2022

Në drejtimin e kryetarit z. Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, zhvilloi dy seanca dëgjimore me kandidaturat për anëtar të Entit Rregullator të Energjisë – ERE, përkatësisht z. Petraq Lika dhe z. Bledar Qira.

Në prezantimet e tyre profesionale dhe interesimin për kandidaturën si anëtar të ERE, të dy kandidatët shprehen para anëtarëve të komisionit interesin dhe motivimin për këtë pozicion.

Seanca vazhdoi me pyetje, përgjigje dhe diskutime nga anëtarët e komisionit për të ftuarit. Në përfundim të dëgjesave, kryetari i komisionit z. Pëllumbi u shpreh se të dyja kandidaturat do t’i kalojnë seancës plenare për votim.

 


Share