Klubi Parlamentar për të rinjtë

  • Postuar më, 02/09/2022

  • Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin Westminster për Demokraci në Shqipëri ka ndërmarrë iniciativën për të ngritur Klubin Parlamentar për të Rinjtë, i cili është lancuar me datën 2 shkurt 2022. Misioni kryesor i Klubit Parlamentar për të Rinjtë është të ketë një grup solid deputetësh nga të gjitha partitë politike në Parlament për të lobuar dhe advokuar për promovimin dhe mbështetjen e legjislacionit dhe politikave miqësore ndaj të rinjve nga Kuvendi. Qëllimi kryesor i këtij Klubi është të kontribuojë dhe promovojë një sistem politik gjithëpërfshirës, veçanërisht për të rinjtë. Krijimi i Klubit Parlamentar për të Rinjtë me Deputetë të Rinj të Kuvendit të Shqipërisë, do të shërbejë jo vetëm për të adresuar dhe avancuar çështjet rinore në politikëbërjen kombëtare por edhe për të ndërvepruar me aktorët e shoqërisë civile, për të advokuar për çështje thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

    Disa nga objektivat për Klubin janë si më poshtë:

    • Përfaqësim më i mirë i të rinjve në Parlament - Klubi mund të shërbejë një urë komunikimi shumë e dobishme dhe si bashkëbisedues i rëndësishëm për të sjellë çështjet e të rinjve në axhendën e politikave si në Parlament ashtu edhe në partitë e tyre.
    • Koordinimi me palët e tjera të interesit - Klubi mund të shërbejë për të ndërvepruar më mirë me shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë që punojnë për çështjet rinore dhe mund të bashkëpunojë me ta dhe të kanalizojë në Parlament shqetësimet dhe propozimet e tyre.
    • Ulja e polarizimit politik - Klubi mund të kontribuojë deri diku në uljen e polarizimit politik duke  i dhënë përparësi çështjeve rinore përtej ngjyrave politike.
    • Ndarja e burimeve adekuate financiare për të rinjtë - Roli i Klubit mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e Stra?tegjisë Kombëtare për Rininë dhe planin e saj të veprimit. Klubi mund të ndërveprojë dhe bashkëpunojë me ministrinë e linjës përgjegjëse për Rininë si dhe me institucione të tjera të linjës për sigurimin e burimeve të nevojshme financiare  dhe monitorimin e zbatimit të programeve për të rinjtë.
    • Përfshirja e të rinjve në proceset e vendimmarrjes publike - Klubi mund të presë të rinj dhe lidera në Parlament dhe të angazhohet në debate konstruktive për çështjet rinore.
    • Lobimi me partitë politike që të rinjtë të përfaqësohen më mirë në listat e tyre elektorale të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, si parakusht për rritjen e përfaqësimit politik të të rinjve.

Rregullore e Klubit Parlamentar për të rinjtë

Plani i veprimit

Anëtarët  e klubit

Përmbledhje


Share