Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit”

  • Postuar më, 18/07/2022

Komisioni për Politikën e Jashtme, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit”, propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Projektligji ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit, rritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në drejtim të trajnimit, shkëmbimit të eksperiencës dhe informacionit me synimin për të parandaluar, zbuluar dhe luftuar të gjitha format e krimeve, veçanërisht për disa vepra penale.  Në mbledhjen e Komisionit për paraqitjen e projektligjit ishte i pranishëm z. Besfort Lamallari,  zëvendësministër i Brendshëm dhe të ftuar të tjerë. Z.Lamallari bëri një prezantim të risive dhe përfitimeve të kësaj marrëveshjeje, si dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të komisionit lidhur me projektligjin. Në përfundim të diskutimeve, Komisioni për Politikën e Jashtme  votoi projektligjin në parim, nen për nen dhe në tërësi dhe, pasi e miratoi atë me unanimitet, u shpreh dakord për kalimin e këtij projektligji për miratim në seancë plenare.


Share