Parlamenti i RMV voton propozimin francez, reagon Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla: Tani Këshilli Evropian e ka rrugën të hapur

  • Postuar më, 16/07/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, ka  reaguar  sot, pas votimit të propozimit francez nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. “Parlamenti i  Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez që i hap rrugën çeljes zyrtare të negociatave.  Një hap i madh përpara drejt familjes evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përgëzime kolegut Talat Xhaferi, Parlamentit dhe parlamentarëve të Maqedonisë së Veriut. Sfidat e përbashkëta përballohen bashkarisht! Tani Këshilli Evropian e ka rrugën të hapur për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.


Share