U zhvillua mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

  • Postuar më, 01/07/2022

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, njëherësh edhe Kryetare e  Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, sot vijoi mbledhja e këtij Këshilli për shqyrtimin e mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Në emër të 1/10 së deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, mocioni u prezantua nga deputeti Saimir Korreshi. Pas diskutimeve të anëtarëve, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi që mbledhja të vijojë një ditë tjetër, për t’i dhënë mundësi deputetes Olta Xhaçka për t’u dëgjuar nga Këshilli.


Share