Komisioni parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi një vizitë pune në qytetin e Elbasanit
- Postuar më, 28/06/2022

Komisioni parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, në bashkëpunim dhe me mbështetjen e OSBE -në, zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Elbasanit. Kryetarja e këtij komisioni znj.Flutura Açka, nënkryetari z. Petro Koçi, si dhe antëtarët e komisionit, u ndalen në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” ku u krye mbledhja e rradhës e komisionit si një bashkëbisedim me stafin akademik dhe rektorin e këtij universiteti, Prof. Dr. Skënder Topi. Gjatë takimit u diskutua për problematikat dhe ndërhyrjet që janë të nevojshme për degët e mësuesisë, për çështjet e titujve dhe gradave, për pagat e pedagogëve, për kërkimin shkencor, etj. Rektorit të Universiteti z. Topi, ju bë e ditur nga anëtarët e komisionit, që të gjitha problematikat që u ngriten sot si dhe mundësia e zgjidhjes së tyre, do të diskutohen në një seancë dëgjimore të radhës me Ministren e Arsimit znj. Evis Kushi.
Gjatë vizitës në qytetin e Elbasanit, anëtarët e komisionit, vizituan dhe kalanë e Elbasanit dhe Muzeun Etnografik të këtij qyteti. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në axhendën e tyre kanë planifikuar dhe takime të tjera në qytetin e Shkodrës dhe të Korçës, ku do i përmbahen të njëjtës tematikë, asaj të arsimit.