Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, mori pjesë në punimet e sesionit të radhës të Asamblesë që mbahet në Strasburg, 20-24 qershor 2022

  • Postuar më, 22/06/2022

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë pranë Asamblesë Parlamentare  të Këshillit të Evropës, i përbërë nga znj. Blerina Gjylameti, kryetare e delegacionit, dhe anëtaret, znj. Klotilda Bushka, znj. Jorida Tabaku dhe znj. Etilda Gjonaj,  mori pjesë në punimet e sesionit të radhës të Asamblesë që mbahet në Strasburg, 20-24 qershor 2022. 

Gjatë sesionit mbajtën fjalë përshëndetëse, Presidentja e Republikës së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe Mbreti i Vendeve të Ulëta, Willem-Alexander, si dhe u mbajt diskutimi i Nivelit të Lartë me temë “Mbrojta e Sigurisë Demokratike në Evropë” me pjesëmarrjen e Simon Coveney, Minister i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes të Irlandës dhe President i Komitetit të Ministrave; Pekka Haavisto, Ministër i Punëve të Jashtme të Finlandës; Marija Pejcinovic Buric, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës; Sviatlana Tsikhanouskaya, udhëheqëse e opozitës në Bjellorusi. 

Anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, kontribuuan në punimet e Asamblesë me diskutimet e tyre në debatet e sesionit, si: “Sfidat e sigurisë në Evropë: roli i Këshillit të Evropës”; “Roli i partive politike në nxitjen e diversitetit dhe gjithëperfshirjes: një Kartë e re për një shoqëri jo raciste”; “Parandalimi dhe luftimi i antisemitizmit në Evropë”, “Raporti i Progresit të Byrosë dhe Komitetit të Ministrave”etj.

Gjithashtu, anëtaret e delegacionit moren pjesë aktive në mbledhjet e Komisioneve te Asamblesë si dhe në aktivitete e tryeza të tjera të organizuara gjatë sesionit.


Share