U mblodh Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”

  • Postuar më, 22/06/2022

Në drejtimin e dy bashkëkryetareve znj., Anila Denaj dhe znj. Dhurata Çupi, u zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”. Mbledhja  bazuar në rendimin e ditës, diskutoi  plani i punës  që do të ndjeke komisioni , i cili përmban përkatësisht:

-Miratimin e grupit të ekspertëve të Komisionit, sipas propozimeve të bashkëkryetarëve.

-Seanca dëgjimore me përfaqësuesit e institucioneve, të pushtetit vendor, organizatave ndërkombëtare, botën akademike, organizatat jofitimprurëse.          

-Shqyrtimi dhe miratimi i kritereve teknike për ndarjen e re administrativo-territoriale.

-Paraqitja e propozimeve për ndarjen e re administrativo-territoriale.

-Shqyrtimi i propozimeve dhe miratimi i projekt-hartës për ndarjen e re territoriale.         

-Projekt-harta e miratuar nga Komisioni dërgohet për mendim tek të gjitha grupet e interesit (institucionet qëndrore, vendore, organizatat ndërkombëtare, bota akademike, organizatat jofitimprurëse).

-Miratimi i projektligjit për ndarjen e re administrativo-territoriale.

Pas diskutimeve mbi këtë plan pune, anëtarët e komisionit ranë dakord për miratimin  e  tij

Komisioni  vendosi  të kërkojë  zgjatjen e afatit të  veprimtarisë së Komisionit  për shkak se  afati i caktuar në vendimin e ngritjes së tij nr. 13/2022 është  i pa mjaftueshëm për të  realizuar  detyrat  e përcaktuara në objektin e veprimtarisë  të  Komisionit “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”

Po ashtu, sa i përket pikës së dytë të rendit të ditës për caktimin dhe miratimin e numrit të ekspertëve pranë komisionit, sipas kërkesës së anëtarëve të grupit opozitar për shtimin e numrit të ekspertëve, komisioni  vendosi t’ i drejtohet  Byrosë së Kuvendit me një kërkesë për  numrin e ekspertëve

 


Share