Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për Urdhërin profesional të inxhinierëve”, nismë e deputetes znj. Luljeta Bozo
- Postuar më, 22/06/2022

Në
drejtimin e kryetarit z. Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese,
Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin
“Për Urdhërin profesional të inxhinierëve”, nismë e deputetes znj.
Luljeta Bozo. Të ftuar nga znj. Bozo në këtë seancë, si përfaqësues te grupit
te interesit nga shoqatat inxhinierike, ishin z. Gezim Beqaj, z. Edmond Hoxha,
z. Fatos Tusha, z. Romeo Nazarko, z. Vladimir Agalliu dhe z. Ardian Kasapi. Ndërsa
nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte znj. Kledia Ngjela,
Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë se Përgjithshme Rregullatore dhe
Përputhshmërisë në Infrastrukturë dhe Energjisë.
Në
prezantim të këtij projektligji, znj. Bozo u shpreh se të gjitha shoqatat inxhinierike,
pasi kane dakordesuar draftin final, nëpërmjet personave te autorizuar kane
garantuar nëpërmjet një dokumenti shkresor gjithë mbështetjen e tyre për
procesin e filluar nëpërmjet kësaj nisme ligjore, dhe nga ana tjetër, projektligji
ka përfshirë gjithë vërejtjet dhe problematikat qe kane dale nga opinionet me
shkrim te gjithë komunitetit te inxhiniereve, parashtruar prej tyre ne faqen
zyrtare të Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë, në të cilën u paraqit
Projektligji fillestar.
“Projektligji
ka dy qëllime kryesore, rregullimin e mënyrës se organizimit dhe funksionimit
te marrëdhënieve që lindin ndërmjet, nga njëra ane, gjithë subjekteve qe ushtrojnë
profesionin e inxhinierit gjate ushtrimit te veprimtarisë se tyre, dhe, nga ana
tjetër, subjekteve publike apo private qe përfitojnë nga kjo veprimtari, dhe së
dyti rregullimin e mënyrës se organizimit dhe funksionimit te brendshëm te
komunitetit te inxhiniereve”.”, theksoi znj. Bozo.
Projektligji
përmbledh aplikimin e gjithë parimeve themelore mbi te cilat janë ndërtuar
urdhrat Profesional te Inxhiniereve ne BE dhe vende te tjera te zhvilluara. Ky
Projektligj është modeluar ne referim te ligjit rregullator te Republikës
Italiane, "Për Urdhrin Profesional te Inxhiniereve Italiane" duke përshtatur
rregullimet e tij ne funksion te veçantive te realitetit shqiptar.
Komisioni
vazhdoi me diskutime, pyetje dhe komente të ndryshme.