Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi seance degjimore me kandidatet e propozuar per anetar te Komisionit te Konkurrences

  • Postuar më, 22/06/2022

Në drejtimin e kryetarit z. Eduart Shalsi Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi seance degjimore me kandidatet e propozuar per anetar te Komisionit te Konkurrences. Në hapje të mbledhjes kryetari Shalsi sqaroi se Komisioni i Konkurencës në përputhje me përcaktimin e dispozitave të neneve 20 dhe 21 të ligjit 91/21 për mbrojtjen e konkurencës të ndryshuar, si  organi më i lartë i vendimmarrjes si autoritet i konkurencës, përbëhet nga 5 anëtarë: 1 anëtar propozohet nga Presidenti i Republikës, 2 anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe 2 anëtarë të tjerë propozohen nga Kuvendi. Aktualisht rezulton se i ka përfunduar mandati 5-vjeçar zonjës, Juljana Latifi  dhe znj. Leida Matja. Kandidatët prezent në komision, për vëndet vakante z.Ervin Myftaraj, z.Pajtim Melani, z.Durim Kraja,znj. Leida Matja, pasi bënë një prezantim të shkurtër të Cv së tyre,  bënë një paraqitje të ideve dhe vizionit të tyre rreth funksionimit më mirë të këtij autoriteti. Më tej konkurentët iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të komisionit. Në përfundim kryetari Shalsi njoftoi se, raporti me emrat e konkurentëve i kalon seancës plenare të radhës, për votim.


Share