Delegacioni parlamentar nga Komisioni për Politikën e Jashtme përmbylli vizitën katër ditore në Kalabri duke vizituar Kolegjin e Shën Adrianit, institucioni më i madh ku janë përgatitur themeluesit e arsimit modern shqiptar
- Postuar më, 21/06/2022

Delegacioni
parlamentar nga Komisioni për Politikën e Jashtme përmbylli vizitën katër
ditore në Kalabri duke vizituar Kolegjin e Shën Adrianit, institucioni më i
madh ku janë përgatitur themeluesit e arsimit modern shqiptar.
Po
ashtu në San Demetrio Corone parlamentarët u takuan me kryetarët e komunave arbëreshe,
më të cilët u diskutua situata aktuale. Kryetarja e delegacionit znj. Mimi
Kodheli tha se kjo vizitë studimore është e një rëndësie të veçantë për deputetët
pasi kjo do ti shërbejë njohjes nga afër të problemeve. Deputeti Kreshnik Çollaku
u shpreh se vetëm bashkimi i të gjithë komunave do ta bëjë zërin arbëresh më të
fortë duke kërkuar zbatimin e ligjit për minoritetet.
Në
përfundim u firmos një Memorandum Mirëkuptimi mes Qendrës për Studime dhe Publikime
për Arbëreshët dhe komunave arbëreshe.