Delegacioni nga Komisioni për Politikën e Jashtme udhëhequr nga Kryetarja znj. Mimi Kodheli u prit në takim nga Rektori i Universitetit të Kozëncës z. Nicola Leone

  • Postuar më, 20/06/2022

Delegacioni nga Komisioni për Politikën e Jashtme udhëhequr nga Kryetarja znj. Mimi Kodheli u prit në takim nga Rektori i Universitetit të Kozëncës z. Nicola Leone.

Rektori falenderoi deputetët për vizitën dhe tha se Katedra e Gjuhës Shqipe përbëhet nga albanologë të zotë që vijnë nga trojet arbëreshe.

Nga ana e saj znj. Kodheli tha se për shqiptarët e këtyre zonave mësimi e studimi i një prej gjuhëve më të lashta të botës është i një rëndësie të madhe. Ajo kërkoi më shumë bashkëpunim me Universitetin e Tiranës për të parë mundësinë e realizimit të projekteve të ndryshme.

Ndërsa kërkoi edhe ndërmarrjen e një iniciative për standardizimin e gjuhës arbëresh, si gjuhë e mësimit shkollor.

Gjithashtu parlamentarët u takuan me Federatën e Shoqatave Arbëreshe në komunën Civita me të cilët diskutuan mbi kërkesat e tyre ndaj shtetit shqiptar si dhe rant dakord të mbështesin disa prej nismave të kërkuara nga përfaqësues të shoqatave.

Ata vlerësuan krijimin e Qendrës për Studime dhe Publikimeve për Arbëreshët nga ana e qeverisë duke thënë se kjo është qendra e vetme që prek në mënyrë të ndjeshme punën dhe jetesën e tyre të përditshme.


Share