Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë seancë dëgjimore publike për mbrojtjen e të drejtave dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

  • Postuar më, 15/06/2022

Në drejtimin e kryetares znj. Grida Duma Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi një seancë dëgjimore publike për mbrojtjen e të drejtave dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, referuar rasteve konkrete aktuale të dhunës ndaj gruas, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga institucionet shtetërore, institucionet e krijuara me ligj, organizatat ndërkombëtare dhe pjesëmarrës të shoqërisë civile, të cilët kanë në fokusin e punës së tyre çështjet e grave dhe vajzave.

Të pranishëm ishin: znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit , znj. Elsa Dhuli, Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave me adresë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Mirela Rrumbullaku, znj. Denada Seferi, zlvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, plrfaqësues nga ministria e Drejtësisë, Drejtoria e  Zbatimit të Politikave dhe Administrimit të Ndihmës Juridike Parësore, Shoqata për Autonomi Vendore, UN Women, OSBE, AWEN, CRCA, Qendra per te Drejtat e Njeriut ne Demokraci, Qendra e zhvillimit “Sot per te ardhmen ". Znj. Ballanca në fjalën e saj theksoi rolin e veçantë që ka institucioni i Avokatit të Popullit në monitorimin e zbatimit të Konventave të ratifikuara nga vendi ynë në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes së grave nga dhuna, në drejtimin e përmirësimit të legjislacionit si dhe shpjegoi rolin në kryerjen e funksionit të tij promovues, të Institucionit të Avokatit të Popullit. Zëvendësministrja e Shlndetësisë znj.Seferi në fjalën e saj theksoi se viktimat e dhunës në familje; viktimat e abuzuar seksualisht apo trafikimit të qënieve njerëzore mund të drejtohen pranë ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike për të përfituar nga format e shërbimit të ndihmës juridike, të cilat përfshijnë: ndihmë juridike parësor, ndihmë juridike dytësore, përjashtim nga pagimi i tarifave dhe shpenzimeve gjyqësore dhe përjashtim nga parapagimi i tarifës së ekzekutimit të vendimit. Të ftuar të tjerë ngritën problematika dhe folën mbi çështje të tjera lidhur me Konventën për Dhunën dhe Ngacmimin, 2019 (Nr. 190), rritjen e ndërgjegjësimit, Mekanizmat Kombëtare të Referimit si dhe ndërgjegjësimi i publikut si  një nga drejtimet e punës në zbatim të Ligjit për Masa ndaj Dhunës në Familje.



Share