Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi një seancë dëgjimore me shoqatën “Mikrofinanca Shqiptare”

  • Postuar më, 14/06/2022

Në drejtimin e Kryetarit, z. Eduard Shalsi, komisioni për Ekonominë dhe Financat në mbledhjen e radhës zhvilloi një seancë dëgjimore me shoqatën “Mikrofinanca Shqiptare”, e cila përfaqësohej nga znj. Arlinda Muja, President i Shoqatës “Mikrofinanca Shqiptare” dhe Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, Kredo Finance shpk; znj.Herjola Spahiu, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, NOA sh.a., znj. Elvana Sharkaj, Administrator, UniFin SHKK, z. Akan Ajdini, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, IuteCredit Albania sh.a., z. Orsjol Gjergo, zv.  Drejtor Ekzekutiv, Fondi BESA sh.a., znj. Albana Beta, Drejtore e Departamentit Ligjor, FedInvest SHKK dhe  znj. Brunilda Isaj, Sekretar i Përgjithshëm, Shoqata “Mikrofinanca Shqiptare”.

Znj.Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës “Mikrofinanca Shqiptare” bëri një prezantim të veprimtarisë financiare të institucioneve financiare jo-banka, me fokus tek kredia dhe mikrokredia; ecurisë së veprimtarisë, zhvillimit i mikrofinancës ndër vite; natyrën e produkteve dhe shërbimeve financiare, normat e interesit nominale dhe efektive dhe kompozimi i tyre; çështje të transparencës dhe etikës në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare jo-bankare, si dhe edukimit financiar; duke u ndalur edhe në sfidat e sektorit për të ofruar shërbime të digjitalizuara në tërësinë e tyre dhe masat që janë marrë dhe po merren për zgjidhjen e tyre. Më pas deputetët e komisionit zhvilluan pyetje dhe diskutimeve






Share