Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”

  • Postuar më, 14/06/2022

Në drejtimin e Kryetarit z. Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”.

Të ftuar për këtë projektligj ishin zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z. Hantin Bonati, znj. Kledia Ngjela Drejtor I Përgjithshëm i Drejtorisë se Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Infrastrukturë dhe Energjisë, znj. Lilika Radovicka Drejtor i Drejtorisë se Programeve të Zhvillimit të Transportit, Infrastrukturës dhe Zhvillimit Urban, z. Maksim Et’hemaj Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit te Aviacionit Civil, znj. Edlira Kraja Drejtor Juridik i Autoritetit te Aviacionit Civil.

Pas votimit në parim, komisioni, në cilësinë e komisionit përgjegjës për këtë projektligj, vazhdoi shqyrtimin Nen për Nen të këtij projektligji, duke marrë parasysh edhe raportet bashkë me sugjerimet e komisioneve të tjera, të cilat i kanë paraqitur ato në cilësinë e komisioneve për dhënie mendimi.

Pas diskutimeve, komenteve dhe sugjerimeve të ndryshme, projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, u miratua Nen për Nen dhe në tërësi, me ndryshimet përkatëse.


Share