Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrtoi në parim projektligjin “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”

  • Postuar më, 13/06/2022

Në drejtimin e kryetares znj. Grida Duma në cilësinë e komisionit përgjegjës Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë mori në shqyrtim në parim projektligjin “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”. E pranishme për të bërë shpjegimin e projektaktit, qëllimit dhe synimeve të tij ishte znj. Ogerta Manastirliu, ministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për sa i përket qëllimit znj. ministre parashtroi se qëllimi i projektligjit është të sigurojë dhe të garantojë ofrimin e shërbimit spitalor në Republikën e Shqipërisë, bazuar në standardet e cilësisë dhe sigurisë së ofrimit të kujdesit spitalor, duke synuar respektimin e së drejtës themelore të shtetasve për shërbime shëndetësore, të aksesueshme dhe cilësore.

Më tej ministrja shtoi se: “Arritja e mbulimit universal shëndetësor, duke përfshirë mbrojtjen e rrezikut financiar, aksesin në shërbimet cilësore të kujdesit shëndetësor thelbësor dhe aksesin në barna dhe vaksina thelbësore të sigurta, efektive, cilësore dhe të përballueshme për të gjithë”, të parashikuar në agjendën 2030, “Arritja e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”. Znj. Manastirliu në fjalën e saj shpjeguese theksoi se, autonomia spitalore është parashikuar si një ndër pikat kyçe të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021–2030, konkretisht : “Garantimi i efektshmërisë së shërbimit për sistemin spitalor nëpërmjet zhvillimit të 4 poleve rajonale referenciale të specializuara”, e cila parashikon këto masa:

3.2.1.a. Rishikimi i kuadrit ligjor spitalor;

3.2.3.b. Rishikimi i ligjit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor; 3.2.2.c. Hartimi i kartës së autonomisë spitalore;

3.2.4.d. Pilotimi i autonomisë spitalore në spitalin rajonal “Memorial”, Fier”. Anëtarët diskutuan lidhur me problematika të ndryshme si karta e pacientit, bordet etj. Diskutimi i projektligjit do të vijojë edhe në mbledhjet e tij të radhës duke u konsultuar edhe me grupet e interesit


Share