Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në parim projektligjin “ Për organizimin dhe funksionimin e aviacionit Civil”

  • Postuar më, 08/06/2022

 Në drejtimin e kryetarit z. Nasip Naço Komisioni për Sigurinë Kombëtare në  cilësinë e komisionit për dhënie mendimi mori në shqyrtim në parim projektligjin “ Për organizimin dhe funksionimin e aviacionit Civil” . Të ftuar për të bërë shpjegimin e projektaktit ishin z. Hantin Bonati zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe përfaqësues teknik të kësaj ministrie. Pasi bëri një përmbledhje shpjeguese të projektaktit duke u ndalur më gjerësisht në  dy nene të tij, z. Bonati l shpjegoi  se ndryshimet konsistojne ne:Evidentimin e qarte te objektit te projektligjit dhe fushen e veprimtarise se AAC-se; Saktesimin dhe rritjen e kompetencave te keshillit drejtues, ne funksion te rritjes se autonomise institucionale; organizative e menaxhuese; Percaktimet lidhur me organizimin e brendshem administrativ, ne lidhje me funksionet specifike; Saktesimin dhe rritjen e kompetencave te drejtorit ekzekutiv, per dhenien e te drejtes drejtorit ekzekutiv te autoritetit ne marrjen e masave administrative ndaj te treteve, ne rastin e konstatimit te mosperputhshmerise me kriteret e percaktuara ne standartet nderkombetare; Parashikimin per rastet e delegimit te se drejtes tek inspektoret e AAC-se. Parashikimin per transparencen ne veprimtarine e Autoritetit, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi per informimin publik; Parashikimin per nepunesit e AAC-se qe mbajne pozicione te lidhura me funksione specifike dhe qe kane akses ne zonat me siguri te kufizuar, te cilet duhet t'i nenshtrohen kontrollit te se kaluares;Saktesimin lidhur me te ardhurat me te cilat financohet AAC-ja, ku percaktohet qe ato realizohen nga tarifat e vendosura per veprimtarite qe kryen AAC, te cilat llogariten ne baze te kostos, kur eshte e apiikueslune;Saktesimin e menyres se perdorimit te te ardhurave, duke parashikuar edhe kryerjen e investimeve per rritjen e kapaciteteve dhe trajnimet profesionale te stafit te ngarkuar me detyra specifike. Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët miratuan në parim projektligjin në fjalë.


Share