Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi projektrezolutën për Raportin e veprimtarisë njëvjeçare të RTSH për vitin 2021 dhe zhvilloi seancë dëgjimore me kandidatët për plotësimin e 2 vendeve vakante për anëtarë të KDRTSH

  • Postuar më, 08/06/2022

Në drejtimin e kryetares znj. Flutura Açka Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e sotme diskutoi mbi projektrezolutën për Raportin e veprimtarisë njëvjeçare të RTSH për vitin 2021. Znj. Buxheli në cilësinë e relatores vlerësoi realizimin dhe prodhimin e disa programeve gjë që ka mundësuar vendosjen e standardeve më profesionale, ridimensionimin e programeve të radios, kanalit të parë të Rtsh-së etj. Gjithashtu rekomandoi ; Këshillit drejtues të Rtsh-së t’i mundësohen burime financiare dhe njerëzore në funksion të ushtrimit të gjithë kompetencave të tij, të marrë masa për parandalimin e efekteve negative në përdorimin e fondeve publike, të hartojë/publikojë një raport në lidhje me detyrimet e subjekteve debitore të krijuara nga kontratat e qirave dhe kontratat e marketingut me qëllim vjeljen e debitorëve dhe evidentimin e përgjegjësive përfshirë dhe kamatat, transparencën lidhur me shpenzimet e festivaleve dhe aktivitetet e tjera të rëndësishme etj. Pas miratimit të projektrezolutës mbi Raportin e veprimtarisë njëvjeçare të RTSH për vitin 2021, komisioni vijoi me seancën dëgjimore me kandidatët për plotësimin e 2 vendeve vakante për anëtarë të KDRTSH. 

Kandidatët , z. Albert Minga,  z. Arjan Paço, z. Edmond Tullumani, z. Genci Tomço, z. Ilir Goci, z.Kristaq Birbo, znj.  Majlinda Rama  z. Stefan Çapaliku dhe z. Krenar Hajdëri pasi bënë një përshkrim të CV të veta profesionale, folën mbi idetë dhe projektet që mund t’i ofrojnë ata Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar në funksion të përmirësimit të punës së tij.

Përzgjedhja e dy kandidatëve për anëtarë të KDRTSH do të bëhet në një prej mbledhjeve të tij të radhës


Share