Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

  • Postuar më, 28/05/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka shprehur sot  ngushëllimet  për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. 

“ Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur!

U prehsh në paqe President Nishani!”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.


Share