Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Ermonela Valikaj (Felaj), priti Drejtoren e NDI për Shqipërinë, Ana Kovacevic

  • Postuar më, 27/05/2022

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Ermonela Valikaj (Felaj), priti sot në një takim pune Drejtoren e  NDI për Shqipërinë, Ana Kovacevic. Zëvendëskryetarja Felaj gjatë takimit theksoi fuqizimin e mbështetjes parlamentare, në kuadrin e zbatimit të projektit PACEP, financuar nga Qeveria Zviceriane. Zbatimi i këtij  projekti ka një rëndësi të veçantë për Kuvendin e Shqipërisë dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare. 

Qendra e pritjes se qytetarëve do te jetë objekti që do t’i japë një  tjetër perceptim publik jetës parlamentare, duke bërë pjesë të saj dhe qytetarët. Nënkomisioni për barazinë gjinore dhe Aleanca  e grave deputete do të riaktivizohen pasi janë dy grupine me ndikim në politikat për barazinë gjinore. 

Drejtore e NDI, znj. Ana Kovacevic,  bëri një prezantim të shkurtër të arritjeve të projektit PACEP dhe planin e ardhshëm 4-vjeçar dhe u shpreh e  gatshme për vijueshmërinë e  mbështetjes së Kuvendit të Shqipërisë.


Share