Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në Lezhë

  • Postuar më, 27/05/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mori pjesë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e hapjes së sezonit turistik në Lezhë.

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit të RMV, z. Talat Xhaferi, ministra, deputetë, drejtues të qeverisjes vendore nga Shqipëria e Kosova, ambasadorë e qytetarë.

Kjo ceremoni festive u organizua  nga Kryetari i Bashkisë, z. Pjerin Ndreu.

Pjesëmarrësit shijuan gatime prej tre mjeshtrave të spikatur të kuzhinës lezhjane, nga restorantet e njohura “Mrizi i Zanave”, “Rapsodia”, "Oazi", "Hoteli i Gjuetise" dhe "Leon".


Share