Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, miratoi projektrezolutën “Për vlerësimin e punës së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP për vitin 2021”

  • Postuar më, 24/05/2022

Në drejtimin e kryetarit z. Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektrezolutën “Për vlerësimin e punës së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare AKEP për vitin 2021”.

Relatori i çështjes z. Laert Duraj tha se vlerësohet puna e bërë nga AKEP për Marrëveshjen Rajonale të Roaming, e cila filloi nga muaji Korrik i vitit 2021. Po ashtu, ai vlerësoi impenjimin e bërë nga AKEP në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit, bashkëpunimin e tij me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si edhe me Autoritetin e Konkurrencës etj.

"Kuvendi i Shqipërisë për vitin 2022 rekomandon që AKEP të angazhohet veçanërisht në këto aspekte të veprimtarisë së tij, të bashkëpunojë edhe më ngushtë me autoritetin e Konkurrencës për të shmangur krijimin e një tregu oligopol, të ndjekë zbatimin e Rregullores për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Përdoruesëve të Shërbimeve elektronike publike.” theksoi z. Duraj. 

Pas diskutimeve, sugjerimeve dhe komenteve, në cilësinë e komisionit përgjegjës, anëtarët e komisionit e miratuan me votë këtë projektrezolutë.

 


Share