Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, përshëndet votimin e PE për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë: Votim për një arritje të merituar!

  • Postuar më, 19/05/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot votimin e PE për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. “Votimi i Parlamentit Evropian pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, një arritje e merituar! Shqipëria ka ecur me hapa të sigurt dhe e palëkundur drejt destinacionit të natyrshëm, familjes evropiane. Mirënjohje Raportueses për Shqipërinë, Isabel Santos për rekomandimin realist për Shqipërinë! Ballkani Perëndimor është pjesë e natyrshme e qytetërimit perëndimor dhe nuk mund të mbetet peng i inercive të së kaluarës! Kuvendi garanton legjitimetin demokratik të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.


Share