Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, z. Michael Granoff

  • Postuar më, 19/05/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti sot Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, z. Michael Granoff.

Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e veprimtarisë dhe kontributit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në vendin tonë, sidomos në mbështetjen e zhvillimit ekonomik, në fushën e arsimit, kulturës etj.

Kryetarja Nikolla dhe z. Granoff biseduan edhe mbi disa aspekte të mundshme të bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për rritjen e transparencës, llogaridhënies së veprimtarisë parlamentare, digjitalizmin, trainimet për deputetët e rinj dhe punonjësit e shërbimeve parlamentare etj.


Share