U zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

  • Postuar më, 17/05/2022

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Në rendin e ditës së mbledhjes ishin kërkesa për mocion me debat publik urgjent në Kuvend për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama; përcaktimi i datës së votimit të dytë të votimit për Presidentin e Republikës; caktimi i afatit të shqyrtimit të kandidaturës nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në lidhje me kërkesën për mocion me debat publik urgjent në Kuvend për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, mbledhja nuk arriti konsensus për miratimin e saj dhe vendosi tia kalojë për shqyrtim seancës plenare.

Konferenca përcaktoi datën e votimit të dytë të votimit për Presidentin e Republikës në 23 maj 2022, ora 18:00.

Konferenca  caktoi afatin e shqyrtimit të kandidaturës nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut datën 23 maj 2022, ora 10:00. Konferenca  caktoi datën e dorëzimit të dokumentacionit nga sot deri në 22 maj 2022, ora 16:00.


Share