Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti znj. Nada Zohdy, Drejtore e Open Gov Hub, Washington DC

  • Postuar më, 16/05/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti znj. Nada Zohdy, Drejtore e Open Gov Hub, Washington DC.

Në takim ishte i pranisshëm edhe Zëvëndëskryetari i Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj.

Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Open Gov Hub, Washington DC, si edhe degës në Shqipëri për rritjen e transparencës, llogaridhënies, pjesëmarrjes qytetare dhe ligjbërjes e kontrollit parlamentar, të mbështetur në analiza e kërkime shkencore.


Share