Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.
- Postuar më, 13/05/2022
Kryetarja
e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga
jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed
Al Nahyan. Në një letër drejtuar Kryetarit të Parlamentit të EBA, z. Saqr
Ghobash, Kryetarja Nikolla shprehet se “Kuvendi i Shqipërisë i shpreh
ngushëllimet e sinqerta Këshillit Kombëtar Federal si edhe popullit të
Emirateve të Bashkuara Arabe, për ndarjen nga jeta të Presidentit, Sheikh
Khalifa. Emiratet e Bashkuara Arabe janë
një vend mik i Shqipërisë, një investitor i rëndësishëm në ekonominë shqiptare
në sektorë prioritarë të zhvillimit si edhe partnerë të rëndësishëm në fushën e
sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Ne i jemi mirënjohës EBA, këtij vendi mik dhe
udhëheqësve të tij për ndihmën e madhe për ndërtimin e rreth dymijë
apartamenteve e shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019
si edhe për financimin e mjaft projekteve sociale e humane për mbështetjen e
grupeve nevojtare të popullsisë.