Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miraton projektrezolutën për Raportin për veprimtarinë 1-vjeçare për vitin 2021 të Autoritetit të Mediave Audiovizive

  • Postuar më, 11/05/2022

Në drejtimin e kryetares znj. Flutura Açka Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e sotme në rendin e ditës kishte diskutimin e projektrezolutës për Raportin për veprimtarinë 1-vjeçare për vitin 2021 të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Znj. Desantila Tahiraj në cilësinë e relatores kumtoi mbi zbatimin e rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit vlerësimin e performancës së AMA-s  dhe rekomandimet e Kuvendit për vitin 2022. Sa i përket zbatimit të rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit znj. Tahiraj tha se në rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2020, miratuar në datën 24.06.2021, nga Kuvendi i Shqipërisë, ishin 10 rekomandime. Nga analiza e bërë rezulton se 4 rekomandime janë realizuar, ndërkohë që 6 janë realizuar pjesërisht ose janë në proces. Më tej në vlerësimin e performancës së AMA-s gjatë diskutit të saj znj . Tahiraj vlerësoi punën e bërë nga AMA në procesin e monitorimit të përmbajtjeve audiovizive të transmetuara, me fokus të veçantë në reklamat mbi medikamentet, si dhe te emisionet për shëndetin, duke iu përgjigjur interesit për mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet me transmetimet mbi këtë temë, si dhe në.mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme.

Disa prej rekomandimeve të projektrezolutëa të Kuvendit për AMA-n, ishin: të propozojë ndryshimet e nevojshme lidhur me përmirësimin e legjislacionit mbi reklamat publike në përputhje me standardet ndërkombëtare, të propozojë ndryshimet e nevojshme lidhur me përmirësimin e legjislacionit mbi reklamat publike në përputhje me standardet ndërkombëtare, të japë kontributin e saj gjatë fazës së rishikimit në Kuvend të ndryshimeve ligjore të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar“, si për sa i takon krijimit të një kuadri rregullator për mediat online si një realitet i ri në industrinë mediatike ashtu edhe të adresimit të opinionit të Komisionit të Venecias, për të bërë të mundur që këto ndryshime të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe parimet e lirisë së medias. Pas diskutimeve anëtarët miratuan projektrezolutën , e cila i kaloi seancës plenare për miratim.


Share