Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë seancë dëgjimore me përfaqësues të institucioneve publike dhe pacientë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në kuadër të Ditës Botërore të Talasemisë

  • Postuar më, 11/05/2022

Në drejtimin e nënkryetares znj. Klodiana Spahiu Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi sot një seancë dëgjimore me përfaqësues të institucioneve publike dhe pacientë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në kuadër të Ditës Botërore të Talasemisë. Të pranishëm ishin znj. Vjollca Braho, zëvendësministre në ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mejvis Kola, drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Shëndetësisë, z. Kristo Raca, Drejtor i Qendrës Kombëtare te Transfuzionit të Gjakut  znj. Anila Godo, shefe shërbimi e onkohematologjisë pediatrike, QSUT si dhe mjekë dhe pacientë anotarë të shoqatës së Talasemisë. Znj. Braho në fjalën e saj informuese mbi masat e marra në kuadër të shërbimit shëndetëor për pacientët e diagnostikuar me talasemi raportoi në shifra se ”në Tiranë trajtohen rreth 150 pacientë me talesimi dhe marrin mesatarisht 3,200 njësi gjak në vit. Në qendrën e Lushnjës trajtohen rreth 108 pacientë me talasemi nga Lushnja, Fieri, Berati dhe Vlora dhe në Durrës trajtohen 20 pacientë me talasemi duke garantuar cilësinë dhe sasinë e nevojshme të gjakut për këta pacientë”.

Për sa i përket investimeve të qeverisë znj. Braho veçoi një nga investimet më të reja të qeverisë shqiptare,  për Rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në vlerën 230 milionë lekë, investim ky që do të shërbejë në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe që pritet të përfundojë vitin që vjen. Në takim folën dhe pjesëmarrës të  tjerë ku u cekën problematika të cilat kishin të bënin me cilësinë dhe sigurinë e gjakut të transfuzuar në pacientët me talasemi, digjitalizimi i bankave të gjakut, organizimin e shërbimit trasfuzional, protokollin e mjekimit të pacientëve talasemik etj


Share