U konstituua nënkomisioni parlamentar për Zhvillim të Qëndrueshëm

  • Postuar më, 10/05/2022

U konstituua sot nënkomisioni parlamentar për Zhvillim të Qëndrueshëm. Bazuar në vendimin e Kuvendit nr. 34/2022, fusha e përgjegjësisë së këtij nënkomisioni është zhvillimi ekonomik dhe social, rritja ekonomike e qëndrueshme, realizimi i objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe Agjenda 2030 e OKB-së. Mbledhja e drejtua nga kryetarja e këtij nënkomisioni, znj. Anila Denaj, e cila bëri me dije se nënkomisioni do të përbëhet nga: znj. Sorina Koti, zëvendëskryetare dhe anëtarët: znj. Enslemvera Zake, znj. Pranvera Resulaj, znj. Blerina Gjylameti, znj. Emilja Koliqi dhe z. Arbi Agalliu, ndërsa znj. Antoneta Dhima, z. Etjen Xhafaj dhe z. Fatjon Veizaj do të jenë anëtarë zëvendësues. Mbledhja vijoi me diskutime mbi hartimin e programit të punimeve, përcaktimin e objektivave dhe prioriteteve të nënkomisionit.


Share