Njoftim për Organizatat e Shoqërisë Civile
- Postuar më, 31/05/2022
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në vazhdën e
thirrjeve publike nëpërmjet faqes zyrtare të web dhe komunikimit nëpërmjet
Koordinatorit me Grupet e Interesit, Ju fton të përditësoni të dhënat Tuaja,
referuar regjistrit elektronik të shoqërisë civile në faqen zyrtare www.parlament.al
Ju bëjmë me dije se, organizatat të cilat janë pjesë e
këtij regjistri, të cilat nuk do të reagojnë për të disatën herë ndaj thirrjeve
për përditësim, do të kalojnë në një regjistër pasiv me të cilin nuk do të
mbahet komunikim zyrtar!
Të dhënat për përditësim do të dërgohen në adresë të
Koordinatorit me Grupet e Interesit, ejona.manjani@ parlament.al deri më datë 31.05. 2022.