Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi 3 projektligje të rëndësishme
- Postuar më, 20/04/2022

Në
drejtimin e kryetares znj. Mimi Kodheli, komisioni për Politikën e Jashtme,
shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për
pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian
Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin”.
Të
ftuar për këtë projektligj ishin znj Albana Tole Zëvendësministrja e Arsimit
dhe Sportiit dhe znj. Mirela Muca Drejtore e Agjensisë Kombëtare të Kërkimit
Shkencor dhe Inovacionit.
Në
prezantim të këtij projektligji, zëvendësministrja Tole u shpreh se ky projektligj
ka si qëllim përcaktimin e kritereve dhe kushteve që duhet të përmbushen nga
ana e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen në programin Evropian “Horizont
Evropa”.
Relatori
i çështjes z. Etjen Xhafaj tha se ky program është në fakt programi çelës i BE
për kërkimin dhe inovacion me një shumë totale prej 95.5 miliardë euro, i cili
merret me një sërë problematikash që kanë të bëjnë si me ndryshimet e mëdha
globale apo edhe me adaptimin e ekonomive të vendeve të tjera të cilët janë
kandidat për antëraë të BE.
Pas
diskutimeve, ky projektligj u miratua në parim, Nen për Nen edhe në tërësi.
Mbledhja
vazhdoi me shqyrtimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë
në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar,
Stamboll 2016”. Të ftuar për këtë projektligj ishin zëvendësministrja e
Infrastrukturës dhe Energjisë znj. Enkelejda Muca dhe znj. Irena Malolli,
Drejtor i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe
Postave në MIE.
Zëvendësministrja
Muca, në fjalën e saj tha se projektligji vjen në vijim të praktikave të
ndjekura pas çdo Kongresi të UPU-së dhe është në përmbushje të angazhimeve që
Shqipëria ka si anëtare e kësaj organizate.
Projektligji synon harmonizimin e rregullimeve të brendshme në fushën e
shërbimit postar me standardet dhe rregullat ndërkombëtare të miratuara nga
Bashkimi i Përbotshëm Postar, UPU.
Relatori,
z. Lavdrim Krrashi, u shpreh se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është një mundësi
shumë e mirë për të mbajtur shërbimin e postës shqiptare në një nivel të lartë,
të krahasuar edhe me vendet e tjera më të zhvilluara.
Pas
pyetjeve, komenteve dhe sugjerimeve të ndryshme, ky projektligj u miratua në
parim, Nen për Nen dhe në tërësi.
Po
ashtu, ditën e sotme komisioni shqyrtoi dhe projektligjin “Për ratifikimin e
protokollit ndryshues të Konventës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me
Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale”. Të ftuar për këtë projektligj
ishin zëvendësministrja E Drejtësisë znj. Adea Pirdeni dhe z. Besmir Beja
Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Kodifikimit dhe Harmonizimit të
Legjislacionit.
Zëvendësministrja
Pirdeni në prezantim të projektligjit tha se kjo konventë së bashku me
protokollet e saj ndryshuese përbën bazën e legjislacionit ndërkombëtar në fushën
e Mbrojtjes së të Dhënave Personale për mbi 40 shtete dhe të vetmin instrument
ligjor detyrues në nivel ndërkombëtar. Qëllimi i protokollit ndryshues, është
modernizimi i Konventës (ETS 108) dhe protokollit shtesë të saj (ETS nr.181),
me qëllim gjetjen e zgjidhjeve përballë këtyre sfidave dhe në të njëjtën kohë
forcimin e mekanizmit të vlerësimit dhe mbikëqyrjes së konventës.
Në
fund të prezantimit dhe diskutimeve, anëtarët e komisionit e miratuan këtë
projektligj në parim, Nen për Nen dhe në tërësi.