NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDIT VAKANT PËR AVOKATIN E POPULLIT

  • Postuar më, 30/03/2022

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 29.03.2022, sipas përcaktimeve të nenit 61, të Kushtetutës, të neneve 3, 9 dhe 10 të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar dhe nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, me vendimin nr. 03/2022 të tij, vendosi “Shpalljen e vakancës së Avokatit të Popullit”

A. Ftohen për paraqitjen e kandidaturave për Avokatin e Popullit, individët që:

a) janë shtetas shqiptar;

b) kanë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;

c) shquhen për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;

ç) nuk janë të dënuar penalisht;

d) nuk janë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij;

dh) nuk bëjnë pjesë në parti apo organizata politike, nuk kryejnë veprimtari tjetër politike,    

      shtetërore e profesionale apo marrin pjesë në organizmat drejtues të organizatave shoqërore,

      ekonomike dhe tregtare.

B. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar pranë Kuvendit brenda 20 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 19.04.2022.

C. Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë:

1. Kërkesë për shprehje interesi për pozicionin e Avokatit të Popullit;

2. CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati dhe fotokopje të kartës së identitetit;

3. Diplomën dhe listën e notave të përfundimit të arsimit të lartë;

4. Librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të njohurive dhe veprimtarive të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;

5. Vërtetim i gjendjes gjyqësore;

6. Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhe bashkëlidhur këtij njoftimi;

8. Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, i cili gjëndet bashkëlidhur këtij njoftimi;

9. Formularin e deklarimit të papajtueshmërisë në përputhje me përcaktimet në nenet 3 dhe 10 të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar;

 

Formular Deklarimi
Formular Aplikimi
Formular vetedeklarimi 138 2015

Vendim komisioni i ligjeve shpallja e vakances se Avokatit te Popullit


Share