NJOFTIM PËR SHPALLJEN E DY VENDEVE VAKANTE PËR ANËTARË TË KËSHILLIT DREJTUES TË RADIO TELEVIZIONIT SHQIPTAR (KDRTSH)
- Postuar më, 16/03/2022
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
në mbledhjen e datës 16 mars 2022, mbështetur në nenet 93, 94 të ligjit nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe në nenin 34 të Rregullores së Kuvendit,
me vendimin nr. 7/2022 të tij, vendosi “Shpalljen e dy vendeve
vakante për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së”.
A. Ftohen për paraqitjen
e kandidaturave për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së, subjektet e
mëposhtme:
a) shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike;
b) shoqatat e medias së shkruar;
c) profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike;
ç) profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat
e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë;
d) organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të
njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose
përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me
aftësi të kufizuar.
B. Subjektet e mësipërme duhet t’i propozojnë kandidaturat pranë sekretarisë
së Kuvendit brenda 30 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi. Afati i fundit për
paraqitjen e kandidaturave është data 15 prill 2022.
C. Propozimi i çdo
kandidature duhet të përmbajë:
1.
CV-në e nënshkruar
në çdo faqe nga kandidati.
2.
Librezë pune ose vërtetime
të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo
më pak se 10 vitesh në fushat e:
a)
medias në
përgjithësi;
b)
transmetimeve
audiovizive të shërbimit publik, tregtar ose jotregtar;
c)
prodhimit të
përmbajtjes së transmetimeve audiovizive;
ç) teknologjive të medias;
d)
ekonomisë,
administrimit dhe rregullave te konkurrencës;
dh) çështjeve të zhvillimit të gjuhës shqipe;
e)
çështjeve që
lidhen me personat me aftësi të kufizuar e grupeve të tjera vulnerabël;
ë) artit, kulturës e muzikës;
f)
drejtësisë,
ligjit, administrimit publik;
g)
shkencës, mjedisit
dhe zhvillimit teknologjik;
gj) mbrojtjes së konsumatorit;
h)
veprimtarive
shoqërore, edukuese dhe zhvillimit të bashkësive lokale, publike e kombëtare,
të cilat kanë lidhje ose ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi qëllimet e
veprimtarisë audiovizive.
3.
Vërtetim i
gjendjes gjyqësore.
4. Formularin e vetëdeklarimit në
zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që
zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar
në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë si dhe bashkëlidhur këtij njoftimi.
5.
Formularin e
plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për
Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të
Shqipërisë”, i cili gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.
6.
Formular deklarimi papajtueshmërie dhe konflikit interesi, në përputhje me përcaktimet e nenit 97, pika 1, gërmat a) dhe b) të ligjit
nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar .