LISTA E KANDIDATËVE QË KANË SHPREHUR INTERES PËR TË KANDIDUAR PËR VENDIN VAKANT (VAKANCË E PLOTË ME MANDAT 9-VJEÇAR) PËR 1(NJË) ANËTAR TË GJYKATËS KUSHTETUESE

  • Postuar më, 15/02/2022

Kuvendi i Shqipërisë, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, z. Altin Binaj, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “b”, 179 të Kushtetutës, nenet 7, pika 2, 7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, 


Shpalli më datën 16.01.2022, hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant (vakancë e plotë me mandat 9-vjeçar) për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit z. Altin Binaj, në datën 02.05.2022, shpallur  me vendimin  nr. 41, datë, 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese. 


Afati i aplikimit ishte deri në datën 14.02.2022.


Në përfundim të këtij afati, lista e kandidatëve që kanë shprehur interes për të kandiduar për vendin vakant (vakancë e plotë me mandat 9-vjeçar) për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese,me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit  z. Altin Binaj, në datën 02.05.2022, shpallur me vendimin nr. 41, datë, 22.12.2021, të Gjykatës Kushtetuese, është si më poshtë :


1- Ardita  Buna( Alsula)

2- Ardian Dvorani

3- Arta Vorpsi

4- Besnik Dervishi

5- Elca Miha

6- Gent Ibrahimi

7- Juliana Latifi

8- Mariana  Semini( Tutulani)

9- Maksim Qoku


Lista e kandidatëve,  bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 



Share