Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi seancë dëgjimore publike
- Postuar më, 28/01/2022
.jpeg)
28
janar 2022
Në
drejtimin e Kryetares znj.Klotilda Bushka, komisioni për Çështjet Ligjore,
Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvilloi një seancë dëgjimore publike
bazuar në kërkesën e depozituar në datë 20.01.2022, nga 1/3 e deputetëve të
opozitës parlamentare lidhur me shqetësimin e një komuniteti banorësh të rrugës
“5 maji”, në Tiranë. Të ftuar në dëgjesë ishin: Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.
Erion Veliaj, Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Gledis Nano, Avokati
i Popullit, znj. Erinda Ballanca dhe përfaqësues të banorëve të prekur nga
projekti i rindërtimit dhe zhvillimit të zonës së re.
Në rendin e ditës ishte planifikuar
fillimisht një seancë dëgjimore me kryebashkiakun e Tiranës z.Erion Veliaj, i
cili kishte dërguar zyrtarisht një shkresë ku argumentonte qëndrimin e Bashkisë
Tiranë lidhur me projektin. Në letrën e lexuar nga Kryetarja znj.Bushka
detajoheshin të gjitha hapat e ndërmarra nga Bashkia Tiranë, procedurat e
parashikuara për shpronësim për interesin publik në funksion të procesit të
rindërtimit për zhvillimin e zonës në rrugën “5 Maji”, masat e mara për
njoftimin në mënyrë të përsëritur qytetarët pronat e të cilëve preken nga
shpronësimi ose shkëmbimi për interes publik, procedurat për nënshkrimin e aktmarrëveshjeve
përkatëse me banorët, etj.
Më pas Drejtori
i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, raportoi në komision lidhur
me reagimin e efektivëve të Policisë së Shtetit dhe masat e ndërmara pas kërkesës
së ardhur nga Inspektoriati i Bashkisë Tiranë për shmangien e incidenteve gjatë
prishjes së banesave të prekura nga projekti te lagjja “5 maji”, në Tiranë.
Përfaqësuesit e banorëve të prekur
nga projekti znj.Liza Marku, z. Elson Marku dhe z. Ledion Mziu paraqitën përpara
komisionit shqetësimet e tyre lidhur me procedurat, aktmarrëveshjet e ofruara dhe
masën e dëmshpërblimit, i drejtuan një sërë pyetjesh përfaqësuesve të Policisë
së Shtetit lidhur me ndërhyrjen e tyre ndaj banorëve, si dhe iu përgjigjën pyetjeve
të deputetëve të komisionit, të cilët kërkuan të marin informacion sa më të
plotë lidhur me kërkesat e ngritura prej tyre për zgjidhjen e situatës.
Znj.Erinda Ballanca, informoi deputetët
lidhur me hapat e ndërmara nga institucioni i Avokatit të Popullit, me
iniciativë, që në tetor të vitit 2021, kur çështja u pasqyrua në media dhe pas
një peticioni që banorët i drejtuan Avokatit të Popullit. Znj,Ballanca paraqiti
dhe qëndrimin dhe rekomandimet përkatëse për zgjidhjen e konfliktit. Mes të tjerash,
duke vlerësuar se për herë të parë projekti i rindërtimit merr në konsideratë për
dëmshpërblim edhe banorët, pronat e të cilëve nuk janë legalizuar apo janë ndërtime
pa leje, sugjeroi që banorëve duhet t’iu ishte ofruar siguri për çfarë do të përfitonin
konkretisht nga projekti i rindërtimit. Znj.Ballanca informoi se do t
Në përfundim, Kryetarja znj.Bushka u shpreh se komisioni në përfundim të dëgjesave, pas depozitimit të dokumentacionit të sjellë nga banorët, por dhe pyetjeve të deputetëve, do të nis kërkesa për marrjen e informacionit nga institucionet përkatëse për verifikimin e shqetësimeve lidhur me procedurat e ndjekura, për të vlerësuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë për zgjidhjen e shqetësimit të banorëve.