Zëvendëskryetarja e Kuvendit znj. Ermonela Felaj zhvilloi takim me kreun e Institutit për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (IDEA), z. Sam van der Staak

  • Postuar më, 27/01/2022

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj, zhvilloi një takim me kreun e Institutit për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (IDEA), z. Sam van der Staak. Gjatë këtij takimi Zëvendëskryetarja znj.Felaj dhe z. Staak folën për rritjen e performancës së punës në Kuvendin e Shqipërisë, si një nga objektivat më të rëndësishme të tij. 

Znj. Felaj vuri në dukje se dëshira e këtij Instituti për të bashkëpunuar me Kuvendin e Shqipërisë, për të asistuar në tema të veçanta dhe që kërkojnë një qasje bashkëkohore, si fushatat elektorale online ose ne rrjete të ndryshme sociale, deklarimi online i financave të partive politike, cybersecurity etj., janë një mundësi shumë e mirë dhe disa nga suportet qe mund ti ofrohen Kuvendit.

Po ashtu, z. Staak theksoi se kjo është një eksperiencë e çmuar që tanimë e shfrytëzojnë edhe një numër jo i vogël i parlamenteve të vendeve të BE, dhe u shpreh pozitiv sa i përket qasjes së Kuvendit të Shqipërisë, e cila ka qene vijimisht e hapur dhe me ambicie të mëtejshme për të rritur përmbajtjen e veprimtarisë së tij, në mënyrë sa më cilësore.


Share