Zhvillohet mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
- Postuar më, 26/01/2022

26 janar 2022
Në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj.Lindita
Nikolla, u zhvillua mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe
Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
ku u vijua me shqyrtimin e nismës së shumicës parlamentare “Për një ndryshim në
ligjin 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të
ndryshuar”, e depozituar në Kuvend më datën 15 tetor 2021.
Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i raportit të
mbledhjes së përbashkët që do ti paraqitet seancës plenare, pas shqyrtimit dhe
miratimit të projektligjit në mbledhjen e kaluar.
Në nisje të mbledhjes, Kryetarja Nikolla parashtroi se
raporti është hartuar brenda afatit ligjor të përcaktuar nga neni 70, pika 4 e
Rregullores së Kuvendit dhe më pas e hodhi për votim. Raporti u miratua me
unanimitet nga anëtarët e pranishëm në mbledhje.
Nisma e 39 deputetëve të shumicës parlamentare për
ndryshime kushtetuese, synon shtyrjen e afatit të mandatit të organeve të
Vettingut, përkatësisht KPK dhe Komisionerët Publikë deri në fund të vitit
2024, kohë kur mendohet se përfundon i gjithë procesi i rivlerësimit kalimtar
të prokurorëve dhe gjyqtarëve.