Raport i Sekretarit të Përgjithshëm mbi vlerësimin e kandidaturave për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

  • Postuar më, 25/01/2022

Sekretari i Përgjithshëm në zbatim te nenit 35, pika 9 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, publikon:

a) një listë me emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ky ligj për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit te Lartë të Prokurorisë;


b) një listë me emrat e kandidatëve, të cilët, sipas vlerësimit të tij, nuk i plotësojnë kushtet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ky ligj për të qenë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Lista e kandidatëve të përjashtuar përmban emrat e tyre dhe arsyet e përjashtimit për secilin;


c) një raport me shkrim, ku vlerësohet shkalla e përmbushjes së kritereve profesionale e morale nga secili kandidat, mbështetur në procesin e zhvilluar dhe raportin e përgatitur nga Mbledhja e Posaçme.


Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mbi vlerësimin e kanditaturave të KLGJ.pdf
Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mbi vlerësimin e kanditaturave të KLP.pdf


Share