Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”
- Postuar më, 24/01/2022

Në
drejtimin e kryetarit z. Arben Pëllumbi, komisioni për Veprimtaritë Prodhuese,
Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin “Për aderimin e Republikës së
Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional
të saj”.
Të
ftuar për këtë projektligj ishin zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit znj.
Vilma Bello dhe znj. Alma Baze drejtoreshë e Politikave dhe Strategjive të
Zhvillimit në Turizëm.
Zëvendësministrja
Bello, në fjalën e saj tha se pjesë e kësaj konvente janë 14 shtete dhe synon të
promovojë një turizëm të qendrueshëm, të besueshëm dhe i referohet të gjithë aktorëve
të zhvillimit të turizmit dhe është në përputhje me të gjitha parimet bazë të
kësaj konevnte.
Relatori
i cështjes z. Laert Duraj, u shpreh se aderimi në këtë konventë nuk sjell
detyrime për Republikën e Shqipërisë që të miratojë akte të tjera ligjore dhe
nënligjore, pasi parimet e parashikuara në konventë janë aktualisht të
reflektuara në ligje të posaçme të republikës së Shqipërisë, duke qenë se ne
jemi pjesë e Kodit Global të Etikës në Turizëm dhe kjo konventë është në
përputhje të plotë me të.
Pas
diskutimeve, komenteve dhe sugjerimeve të ndryshme, anëtarët e komisionit e
miratuan këtë projektligj në parim, Nen për Nen dhe në tërësi.