Komisioni për Integrimin Europian miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian, në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2020 në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”
- Postuar më, 24/01/2022

Në drejtimin e kryetares znj. Jorida Tabaku, komisioni për Integrimin Europian shqyrtoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian, në lidhje me Programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2020 në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”.
Të
ftuar për këtë projektligj ishin zëvendësministrja për Evropëm dhe Punët e
Jashtme znj. Megi Fino dhe Sekretari I Përgjithshëm I kësaj ministrie.
Në
fjalën e saj, zëvendësministrja Fino, u shpreh se kostoja totale e llogaritur e
këtij programi është 105 421 991 euro dhe kontributi maksimal i Unionit në këtë
program gjithashtu është vendosur 103 300 000 euro, dhe se ky program kërkon
kontribut financiar nga përfituesi i fondeve IPA II dhe Bashkimi Evropian.
Relatori
i cështjes z. Etjen Xhafaj, tha se gjatë procesit të integrimit në Evropë, Shqipëria
mbështetet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet instrumentit të asistencës
financiare së parazgjerimit (IPA II) dhe me qëllim përfitimin maksimal të kësaj
ndihme financiare, është hartuar kuadri ligjor, si dhe janë ngritur e janë në
funksionim strukturat specifike kombëtare.
Po
ashtu z. Xhafaj theksoi se këto struktura kanë si objektiv të realizimit të
punës së tyre menaxhimin më të mirë të fondeve në mënyrë të decentralizuar, në
përputhje më procedurat përkatëse të përthithjes së fondeve, të përcaktuara nën
këtë instrument financiar dhe se marrëveshja e financimit është miratuar, në
parim, nga ana e Këshillit të Ministrave.
Pas
diskutimeve, komenteve dhe sugjerimeve të ndryshme, ky projektligj u miratua në
parim, Nen për Nen dhe në tërësi.