Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë, Tiranë.

  • Postuar më, 20/01/2022

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për bizneset mbarëshqiptare, nga Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë, Tiranë, organizuar mbrëmjen e sotme në TOB. Kryetarja Nikolla përgëzoi Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë për organizimin e kësaj veprimtarie,  në përvjetorin e 125 të Dhomës dhe ndarjen e çmimeve për sipërmarrjet më të mira mbarëshqiptare të vitit dhe falenderoi sektorin privat, për qëndresën dhe përballimin e kushteve të vështira të pandemisë. Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, nënvizoi se  Kuvendi po punon që sektori privat të kontribuojë dhe Shqipëria të përfitojë më shumë nga ekonomia e dijes, progresi teknologjik dhe inovacioni.



Share