Zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, u miratua programi i punës së Kuvendit për periudhën 17 janar-25 shkurt 2022

  • Postuar më, 11/01/2022

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. 

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 17 janar-25 shkurt 2022, si dhe kalendarin 3 –javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 17 janar-4 shkurt 2022.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi edhe kalendarin e kontrollit parlamentar të Kuvendit, që përcakton agjendën vjetore për kontrollin e mbikëqyrjes parlamentare për institucionet e pavaruara dhe agjencitë ligjzbatuese.

Në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit seanca e parë plenare për sesionin e dytë të legjislaturës së X do të zhvillohet në datën 17 janar 2022.


Share