U zhvillua mbledhja e radhës e komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane”

  • Postuar më, 07/12/2021

Në drejtimin e kryetares znj. Jorida Tabaku, u zhvillua mbledhja e rradhës e komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane”.

Në fillim të mbledhjes, u miratua procesverbali i mbledhjes së datës 23.11.2021.

Kryetarja u shpreh se mbledhja e sotme do te fokusohet tek informacionet dhe njoftimet sa i perket mbledhjes së të dhënave, te kthyerjes përgjigje nëpërmjet shkresave zyrtare që ky komision ka dërguar.

Kështu, në vazhdim znj. Tabaku listoi të gjjtha institucionet që kanë kthyer përgjigje në kërkesë të komisionit, si edhe ato të cilat ende nuk kanë kthyer përgjigje zyrtare.

Po ashtu, komisioni në bazë të informacioneve të disponuara, do të vijojë me përgatitjen e planit të hetimit, të cilin do ta prezantojë mbledhjen e ardhshme të komisionit.

Anëtarët vazhduan me komente, diskutime dhe sugjerime të ndryshme.

Së fundmi, kryetarja e komisionit informoi anëtarët se një nga ekspertet e propozuar nga opozita ne lidhje me hetimet pranë këtij komisioni, do të jetë z. Xhodi Hysi, ku do të legalizohet me një vendim të ndërmjetëm si ekspert.


Share