Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e Azerbajxhanit, z. Anar Huseynov

  • Postuar më, 03/12/2021

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e Azerbajxhanit, z. Anar Huseynov. 

Ambasadori Huseynov e uroi znj. Nikolla për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit dhe shprehu vullnetin e Parlamentit dhe të Qeverisë së Azerbajxhanit për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat. Midis vendeve tona  ekziston një vullnet i qartë politik për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Shqipëria i është mirënjohëse Qeverisë së Azerbajxhanit për mbështetjen e Projektit TAP dhe në mënyrë të veçantë për mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit  2019.

Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Kuvendi dëshiron rritjen e nivelit dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, i cili do t’i shërbejë jo vetëm fuqizmit të marrëdhënieve miqësore, por edhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, në fushën e turizmit, energjisë, përpunimit të mineraleve, bujqësisë, industrisë ushqimore, etj


Share