Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, uron emërimin e Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Arqidioqezës Tiranë-Durrës
- Postuar më, 01/12/2021

Kryetarja
e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, uron emërimin e Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv i Arqidioqezës
Tiranë-Durrës.
“Me
rastin e emërimit nga Papa Françesku të
Imzot Arjan Dodaj si Arqipeshkëv i Arqidioqezës Tiranë-Durrës, i uroj punë të
mbarë në misionin e tij fisnik, në shërbim të besimtarëve katolikë si edhe të
gjithë qytetarëve. Imzot Arjan Dodaj, me ndihmën e Zotit, përkushtimin ndaj
besimtarëve do të bëhet veçanërisht i
dobishëm e përdëllimtar për besimtarët dhe të gjithë njerëzit, në këto kohë të
vështira pandemike.”