Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe në homazhet e vendosjen e kurorave me lule në monumentin e Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit në Vlorë
- Postuar më, 28/11/2021

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, Kryetarja e
Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, mori
pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe në homazhet e vendosjen e
kurorave me lule në monumentin e Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Me rastin e kësaj dite të shënuar, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, uron të gjithë shqiptarët:
“Sot është 28 Nëntor, përvjetori i 109 i ngritjes së
Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë! Me emocione e respekt të thellë, mora
pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit dhe vendosa një kurorë në Monumentin
e Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Nderim e lavdi Ismail Qemalit dhe Patriotëve të Pavarësisë!
Motra e vëllezër shqiptarë, kudo ku ndodheni, në Shqipëri,
Kosovë e Diasporë: Gezuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë!”