Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, përshëndeti në sesionin e 33-të të Asamblesë Rajonale të Frankofonisë për Evropën: Anëtarësia e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Francofonisë, një mundësi për të rritur kontributin për kulturën, sigurinë dhe paqen
- Postuar më, 26/11/2021

Kryetarja
e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, përshëndeti në sesionin e 33-të të Asamblesë
Rajonale të Frankofonisë për Evropën, i cili u zhvillua sot, në sallen e
seancave plenare të Kuvendit. Sesioni u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe
Asambleja Rajonale e Frankofonisë për Evropën. Në sesion mori pjesë dhe
përshëndeti edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, dhe
Zëvëndësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino.Në fjalën e
saj përshëndetëse, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla nënvizoi se
“Organizata Ndërkombëtare e Francofonisë është një ndër organizatat më
prestigjioze në botën e sotme, me një shtrirje horizontale në të gjitha
kontinentet.
Në
kohën që po jetojmë, kufijtë hantingtonianë midis shtatë-tetë qytetërimeve:
kinez, japonez, hindu, islamik, ortodoks, perëndimor, amerikan dhe ndoshta
afrikan, herë tentojnë të bëhen më të pakalueshëm dhe herë të treten ose të
bëhen më konvencionalë.
Kjo
ndodh për shkak të tendencës së secilit prej qytetërimeve për të zgjeruar
ndikimin e vet, përballë presionit nga qytetërimet e tjera.
Francofonia,
duke qenë një ndër komunitetet kulturore që jep e merr me çdo qytetërim të
sotëm, është një amortizator i fuqishëm i zbutjes së përplasjeve mes tyre.
Dimensioni
parlamentar i Francofonisë, Asambleja Parlamentare, i jep kësaj organizate një
vlerë të shtuar, duke u bashkangjitur përpjekjeve për dialog midis kulturave e
qytetërimeve edhe një kontribut të ligjvënësve nga të pesë kontinentet, për
garantimin e paqes e të harmonisë midis kombeve. Prandaj prania e Shqipërisë në
Asamblenë Parlamentare të Francofonisë është një mundësi për të rritur
kontributin për kulturën, sigurinë dhe paqen. Prandaj Kuvendi i Shqipërisë bëri
më të mirën për të organizuar këtë sesion të Asamblesë rajonale të
Francofonisë.” Gjatë ceremonisë së hapjes së sesionit, u dorëzua titulli “Kalorësi i Madh i Urdhrit
të Pleiadës, i Frankofonisë dhe i Dialogut mes Kulturave”, akorduar nga
Organizata e Frankofonisë shkrimtarit tonë të njohur botërisht Ismail Kadare.
Titulli iu dorëzua shkrimtares Helena Kadare, bashkëshortes së shkrimtarit
Ismail Kadare.
Më poshtë fjala e plotë e Kryetares
së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në sesionin e 33-të të Asamblesë Rajonale të
Frankofonisë për Evropën
“I
nderuar President i Asamblesë Rajonale të Francofonisë për Evropën, z. Luperto,
I
nderuar zoti Kryetar i Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj,
E
nderuar zonja Helena Kadare,
Të
nderuar parlamentarë,
Zonja
e zotërinj,
Ju
uroj mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë.
Kuvendi,
unë personalisht, si edhe përfaqësuesit shqiptarë në Asamblenë Parlamentare të
Francofonisë, jemi të lumtur të organizojmë në Shqipëri sesionin e 33-të të
Asamblesë Rajonale të Frankofonisë për Evropën.
Ju
uroj punë të mbarë në punimet e Asamblesë dhe dëshiroj që në Shqipëri të
ndjeheni si në shtëpinë tuaj.
Zonja e zotërinj,
Në
Asamblenë Parlamentare të Francofonisë na bashkon jo thjesht gjuha franceze.
Na
bashkojnë vlerat e qytetërimit që janë formuar përgjatë historisë së Francës,
historisë së Evropës dhe historive të vendeve tona.
Prandaj,
fillimin e fjalës sime, më lejoni t’ua dedikoj atyre.
Franca
është një vend mik, mbështetëse e rëndësishme e Shqipërisë në rrugën drejt
Bashkimit Europian, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, një
partner i ngushtë në NATO dhe në kontributet e përbashkëta për paqen e
sigurinë, në rajon, në kontinent e më gjerë.
Shqipëria
është krenare për bashkëpunimin dhe miqësinë e saj me Francën, për marrëdhëniet
me kulturën franceze dhe francofoninë.
Sepse
Franca është atdheu i lirive dhe i të drejtave të qytetarëve dhe vazhdon të
kontribuojë për demokracinë, të drejtat dhe qytetërimin perëndimor me vlerat e
saj më të spikatura.
Franca
është një vend model, një libër i hapur, për popujt që aspirojnë për liri,
barazi, drejtësi shoqërore, demokraci, silidaritet dhe paqe.
Prandaj
Kuvendi i Shqipërisë bëri më të mirën për të organizuar këtë sesion të
Asamblesë rajonale të Francofonisë.
Organizata
Ndërkombëtare e Francofonisë është një ndër organizatat më prestigjioze në
botën e sotme, me një shtrirje horizontale në të gjitha kontinentet.
Në
kohën që po jetojmë kufijtë hantingtonianë midis shtatë-tetë qytetërimeve:
kinez, japonez, hindu, islamik, ortodoks, perëndimor, amerikan dhe ndoshta
afrikan, herë tentojnë të bëhen më të pakalueshëm dhe herë të treten ose të
bëhen më konvencionalë.
Kjo
ndodh për shkak të tendencës së secilit prej qytetërimeve për të zgjeruar
ndikimin e vet, përballë presionit nga qytetërimet e tjera.
Francofonia,
duke qenë një ndër komunitetet kulturore që jep e merr me çdo qytetërim të
sotëm, është një amortizator i fuqishëm i zbutjes së përplasjeve mes tyre.
Dimensioni
parlamentar i Francofonisë, Asambleja Parlamentare, i jep kësaj organizate një
vlerë të shtuar, duke u bashkangjitur përpjekjeve për dialog midis kulturave e
qytetërimeve edhe një kontribut të ligjvënësve nga të pesë kontinentet, për
garantimin e paqes e të harmonisë midis kombeve.
Prandaj
prania e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Francofonisë është një mundësi
për të rritur kontributin për kulturën, sigurinë dhe paqen.
Sot është një ditë e veçantë për kulturën
shqiptare. Presidenti Luperto na ka bërë me dije se Organizata Ndërkombëtare e
Francofonisë i ka akorduar Ismail Kadaresë, shkrimtarit tonë të shquar, të
përkthyer në shumicën e gjuhëve të botës dhe të njohur në të gjithë planetin,
titullin “Kalorësi i Madh i Urdhrit të Pleiadës, i Frankofonisë dhe i Dialogut
mes Kulturave”.
Ismail
Kadare është aktualisht Olimpi i letërsisë, artit, kulturës dhe qytetërimit
shqiptar.
Është
një margaritar i çmuar i kombit shqiptar. Të gjithë jemi krenarë që jemi
bashkëkombas, bashkëkohës dhe lexues të veprës së Ismail Kadaresë.
Të
veprës që e ngjiti kulturën dhe letërsinë shqiptare në apogjeun e kulturave
botërore.
Dhe
meqë jemi në një sesion francofonie, nuk mund të mos shpreh mirënjohjen për
gjuhën franceze si një ndër përcjellëset më të fuqishme të krijimtarisë së
Ismail Kadaresë në gjuhët, kulturat dhe lexuesit anembanë planetit.
Shkrimtarja
Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit tonë të madh, na nderon me praninë e
saj në punimet e këtij sesioni.
Të nderuar miq,
Sot
nuk është koha më e mirë dhe më e bukur për të organizuar veprimtari të
tilla.
Prej
rreth dy vjetësh, Bota po jeton nën rrezikun e pandemisë së Covid-19 dhe ky
rrezik na ka privuar, duke uruar që kjo të mos zgjasë shumë, nga mjaft
veprimtari të jetës normale.
Këtë
pasdite ju do të diskutoni gjerësisht për kontributin e parlamenteve për të
përballuar pandeminë, për të mbështetur qytetarët dhe ekonomitë tona të
mbijetojnë dhe të rikthehen në ritmet normale të jetës dhe rritjes.
Unë
dëshiroj të ndaj me ju faktin që Kuvendi i Shqipërisë ishte ndër parlamentet që
iu përgjigjën më shpejt kushteve të krijuara nga pandemia për vazhdimin e
veprimtarive parlamentare dhe të shërbimit të deputetëve ndaj qytetarëve.
Ky
fakt u vlerësua edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Në raportin “Dimensioni
Human i OSBE dhe përgjigjet shtetërore ndaj pandemisë Covid-19”, publikuar në
korrik 2020 nga OSBE/ODIHR, Kuvendi i Shqipërisë u vlerësua ndër parlamentet që
iu përgjigjën më mirë, nëpërmjet veprimtarisë inovative situatave të pandemisë.
Në
muajt kur parlamentet po shihnin mundësinë që puna e komisioneve të zhvillohej
në distancë, Parlamenti i Shqipërisë ishte ndër të parët që, nëpërmjet masave
novatore, e mundësoi këtë praktikë.
Kjo
nuk dëmtoi, përkundrazi rriti transparencën e punës dhe të veprimtarive
parlamentare. Në Shqipëri, vendimi për të lejuar zhvillimin në distancë të
mbledhjeve të komisioneve, duke përdorur platforma videokonference, mundësoi që
transmetimi live i këtyre mbledhjeve të bëhej i arritshëm për publikun e gjerë.
Përveç
veprimtarive parlamentare, deputetët, edhe në kushtet e pandemisë, vazhdojnë të
mbajnë lidhje të ngushta me zgjedhësit dhe qytetarët.
Gjithashtu, prej pandemisë po nxjerrim edhe mësime për veprimtarinë ligjvënëse. Njeri prej këtyre mësimeve është ndërgjegjësimi ynë si legjislatorë se rritja ekonomike duhet të jetë një ingredient i shëndetit të popullsisë dhe jo e kundërta.
Prandaj
Kuvendi është duke punuar për të plotësuar kuadrin ligjor të nevojshëm për
ndërvarësitë midis zhvillimit ekonomik, mirëqenies dhe shëndetit.
Në
sesionin e pasdites, të gjithë ju do të kini mundësinë të njiheni më në detaje
për përballimin nga Shqipëria të pandemisë së Covid-19 dhe strategjinë tonë
dalëse prej saj.
Zonja dhe zotërinj,
Kuvendi
i Shqipërisë para pak më shumë se dy muajsh ka nisur sesionin e parë të
Legjislaturës së 10-të.
Kjo
është një legjislaturë e rëndësishme për Shqipërinë sepse gjatë saj do të
përmbyllim reformat e mëdha për konsolidimin e sistemit demokratik dhe për
mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
Demokracia
liberale është sistemi më i mirë i qeverisjes sepse korrigjon vazhdimisht
vetveten. Prandaj unë do të inkurajoj debatin parlamentar mbi propozimet e
opozitës a të maxhorancës për reformat e kryera apo reformat e reja, për ta
bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë.
Kjo
legjislaturë do të jetë legjislatura e fillimit në praktikë të negociatave
Shqipëri-BE dhe Kuvendi është përgatitur për të garantuar legjitimitetin
demokratik të procesit të integrimit evropian dhe mbikëqyrjen e Qeverisë e
institucioneve për të përmbushur rekomandimet e Këshillit Europian.
Gjatë
kësaj legjislature Kuvendi do të inkurajojë bashkëpunimin me partnerët
strategjike, ShBA e BE dhe shtetet anëtare, përfshirë Asamblenë Parlamentare të
Francofonisë, vendet fqinje, botën e qytetëruar, për të fuqizuar më tej rolin e
Shqipërisë si kontribuese e zhvillimit, demokracisë, paqes, stabilitetit,
luftës kundër terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm, mbrojtjes prej
ndryshimeve klimaterike të sigurisë ushqimore, lulëzimin e ekonomisë dhe të
mirëqenies, parandalimin e epidemive etj.
Kuvendi
do të kontribuojë që Shqipëria të vazhdojë të jetë shembull i një vendi solidar
e mikpritës për njerëzit që zhvendosen nga luftrat a përndjekjet e natyrave të
ndryshme.
Shqipëria është një vend i vogël, por shërbimet për lirinë e të tjerëve, na bëjnë një vend të madh për nga kontributet për paqen dhe sigurinë në këtë botë të trazuar.
Prania
dhe roli ynë aktiv në Asamblenë Parlamentare të Francofonisë është një mundësi
më shumë për të përmbushur këto misione.
Ju
faleminderit dhe punë të mbarë!”