Grupi i Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”
- Postuar më, 25/11/2021
Grupi i Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” (GDMF) është
grupim parlamentar vullnetar i deputetëve dhe nuk ka natyrë politike. Ai
përbëhet nga deputetë të të gjithë grupeve parlamentare që shprehin dëshirën
për të kontribuar në adresimin të drejtat e fëmijëve dhe realizimin e tyre në
një mënyrë efektive gjatë ushtrimit të funksioneve legjislative të Kuvendit,
kontrollit parlamentar dhe gjatë diskutimit dhe miratimit të buxhetit të
shtetit.Ky grupim është një vlerë e shtuar për të mbështetur dhe
bashkëpunuar me të gjithë partnerët dhe grupet e shoqërisëtë angazhuara dhe
vetë fëmijët në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe respektimin e tyre.
GDMF përbëhet nga 50 deputetë/e.
GDMF është i organizuar në gjashtë komitete si më poshtë:
•
Komisioni për drejtësi për të mitur
•
Komisioni për bashkëpunim me OJQ-të
•
Komisioni për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve
•
Komisioni për fëmijët e vendosur në institucionet publike
•
Komisioni për buxhetim për fëmijët
•
Komisioni për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.
Procesverbale
Tema
- Konstituimi i GDMF-së; zgjedhja e Komiteteve dhe deputetëve
- Diskutime mbi rolin e Kuvendit për parandalimin e dhunës ndaj femijeve
RREGULLORE E BRENDSHME -GDMF